TREVISO, 16 prill 2013 – Një 40 vjeçar ka vrarë mbrëmjen e sotme me pistoletë ish të fejuarën e tij 22 vjeçare dhe më pas ka vrarë veten me armën me të cilin kreu krimin e rëndë.

Siç raporton Ansa, vrasja-vetvrasje u regjistrua në parkingun e nëndheshëm të një supermarketi në Montebelluna, ku 22 vjeçarja Denise Morello punonte.

Sipas policisë, vajza e re po futej në automjet kur ish i fejuari i saj, Matteo Rossi, i është afruar dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas burri ka drejtuar armën drejt vetes dhe është vetvrarë. Mësohet se çifti ishte ndarë pak muaj më parë.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/