TIRANE, 16 prill 2013 – Në kushtet kur asnjë avokat nuk merr përsipër mbrojtjen e Dajtit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka parashtruar një zgjidhje, caktimin e një avokati kryesisht që do të zgjidhet nga një short publik.

Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, u shkruan krerëve më të lartë të drejtësisë, duke u propozuar zgjidhjen.

“Për të zhbllokuar këtë situatë në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi, Gjykata e Krimeve te Renda ka propozuar një zgjidhje, atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, nën organizimin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe ne bashkëpunim dhe me Gjykatën e Krimeve te Renda”, thuhet në njoftimin për shtyp, të Krimeve të Rënda.