KAVAJË, 16 prill 2013 – Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka sulmuar nga qyteti i Kavajës kryeministrin e vendit Sali Berisha.
Duke iu referuar zhvillimeve më të fundit politike, Topi tha se me shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, Kuvendi dëshmoi se nuk përfaqëson më popullin shqiptar, ndërkohë akuzoi kryeministrin Berisha se ndryshon rregullat e lojës sa herë që do.





