DURRES, 16 prill 2013 – Pas publikimit në media të lajmit se një fëmijë rreth 4 vjeç ishte gjetur në afërsi të rotondës në lagjen nr.17, prindërit e vogëlushit janë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë për të marrë fëmijën. Me këtë rast policia falenderoi mediat për bashkepunimin e treguar.  

Më herët policia e Durrësit njoftoi se kishte gjetur afër rrethrrotullimit në rrugën e re të ish kënetës, afër kishës katolike, një fëmijë të vogël të pashoqëruar nga prindërit apo familjarët.

Policia e Durrësit bëri të ditur se fëmija është i seksit mashkull, rreth 4 vjeç, me flokë të çelur dhe mban veshur pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe me mëngë të shkurtra.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/