NJU JORK 2013 – Shkrimtari amerikan Adam Johnson fitoi Çmimin Pulitzer për letërsisë artistike për romanin e tij, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Korenë e Veriut.

Romani "Biri i Kujdestarit të jetimëve" (ang. “The Orphan Master’s Son”) rrëfen  historinë e një djali që rritet në jetimoren, ku drejtor ishte babai i tij, i cili më vonë bëhet viktimë e represionit të pamëshirshëm të autoriteteve. Adam Johnson e ka vizituar Korenë e Veriut në vitin 2007.

Botimi “The New York Times” fitoi katër çmime në fushën e gazetarisë, duke përfshirë këtu edhe çmimin për hetime gazetareske.