DURRËS, 16 prill 2013– Gjykata e rrethit të Durrësi ka shpallur fajtor shtetasin amerikan Carl Stephan Caminski, duke e dënuar me 25 vite heqje lirie në mungesë.  Caminski akuzohet nga drejtësia shqiptare për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbylllura me kërkesë të prokurorit, trupi gjykues i kryesuar nga Fejzo Hysi, e shpalli fajtor 70 vjeçarin amerikan, në bazë të nenit 100 të kodit penal, duke deklaruar dënimin maksimal, me 25 vjet burgim, dhe vuajtjen e dënimit në një burg të sigurisë së lartë. Më herët prokuroria në pretencën e paraqitur para gjykatës kërkoi dënimin me 24 vjet heqje lirie për 70 vjeçarin e akuzuar për pedofili me tre djem të mitur në vitet 2003 -2006, ngjarje e zbuluar nga autoritet gjermane. 

Organi i akuzës ka paraqitur prova të grumbulluara nga autoritet e SHBAsë, Gjermanisë dhe Shqipërisë, midis tyre rreth 6 mijë fotografi, ku fëmijët ishin viktima të abuzimit seksual dhe homoseksual nga Caminski.  Gjykata vërejti se të gjitha provat shkencore dhe provat e grumbulluara nga dëshmimtarë të shumtë në numër, ishin të pakundërshtueshme dhe të mjaftueshme për ta shpallur fajtor. Brenda dosjes hetimore gjenden dëshmitë e tre djemve, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë mendore dhe shëndetësore, ai vuan nga skizofrenia refraktare, pas abbuzimit që është kryer me të.    

Dosja Caminiski

Në dosjen penale, Caminiski akuzohet për abuzim me tre djem të mitur në vitet 2003 -2006. Gjatë kësaj kohe ai që ka qëndruar i fshehur në një shtëpi me qera, në fshatin Rrashbull të Durrësit, për shkak se autoritet amerikane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Caminski në atë kohë 62 vjeçar dyshohet se ka kryer abuzime me tre djem të mitur në banesën ku jetonte me qera. Në 2006 ai u kap në Gjermani me një pasaportë të falsifikuar dhe pasi kreu në këtë shtet dënimin prej 16 muajsh, u ekstradua drejt Amerikës, ku vuan dënimin. Në kompjuterin e tij u gjetën mbi 6 mijë fotografi, duke kryer akte me të mitur përkatësisht meshkuj. Hetimet kanë nisur nga pala gjermane, e cila në laptopin e Kaminskit ka zbuluar një sërë adresash të koduara. Këto kode i janë dërguar palës amerikane, e cila ka dëshifruar kodet dhe ka parë që Kaminski kishte postuar një numër shumë të madh fotografish me djem të vegjël, të zhveshur, duke kryer marrëdhënie seksuale dhe të turpshme. Ishte pala gjermane ajo e cila ka verifikuar se të dëmtuarit në fotografitë e gjetura në kompjuterin e Kaminskit, ndodheshin në shtetin Shqiptar. Të gjitha të dhënat e zbuluara i janë dërguar Ministrisë së Drejtësisë materialet për hetim të mëtejshëm. 

/e.a. Agjencia Lajmeve “Dyrrah”/