TIRANË, 16 prill 2013– Një biznesmen ka qenë shenjestër e një tentative vrasjeje gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme.
Policia ka ndërhyrë shpejt duke ia hequr automatikun nga duart, 30- vjeçarit Bedri Xhixhabesi.
Në shënjestër ishte një pronar i një lokali, Arqile L. i cili ka pasur një grindje pak ditë më parë me atentatorin.
Sipas policisë, dyshohet se ky është motivi që e ka shtyrë 30-vjeçarin, Xhixhabesi të merrte automatikun për të qëlluar pronarin e një lokali në Tiranë.
Policia e Tiranës ka arrestuar Xhixhabesin, ndërsa do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





