Dy vëllezër të cilët u ndanë kur ishin shumë të vegjël, janë rigjetur, pas plot 80 vjetësh.
Ron Boyes 83 u adoptua nga një familje në Derbyshire kur ishte vetëm 3 vjeç dhe vëllai i tij Fred, 80 vjeç, u adoptua nga familje në Banbury, Oxfordshire, kur ishte foshnjë.
Edhe pse i ndanin më pak se 100 km nga njëri-tjetri, ata jetuan jetë krejtësisht të ngjashme.
Të dy iu bashkuan Forcave të Armatosura dhe kanë nga një vajzë që e quajnë Wendy.
Ata mbetën pa fjalë kur u ndodhën përballë dhe ajo që mund të bënin, ishte t'i jepnin një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit.
Gjithçka u zbulua kur një i afërm i tyre, nisi të kërkonte për trungun e familjes.
"Ishte një takim tejet emocionues. E kaluam ditën duke folur me njëri-tjetrin",-tha Fred.





