Beyonce i ka mahnitur të gjithë dje ne Beograd si me veshjet ashtu edhe me performancat e saj mbresëlënëse.
Beyonce i ka mahnitur të gjithë dje në Beograd duke filluar kështu edhe turneun e saj evropian.
Ylli botëror 31 vjeçar ka ngritur temperaturat me veshjen e saj super seksi: një bust ngjyre ari qe dukej sikur tregonte gjoksin.
Në fakt ai ishte një gjoks fals i pikturuar tek fustani.
Ajo është veshur nga stilistet Julien Macdonald, Peter Dundas dhe Dsquared2.
Fansat që mundën të shkonin në koncert janë mahnitur edhe nga performancat e saj. Shihni fotot për të parë edhe veshjet e tjera që ka veshur Beyonce gjatë mbrëmjes së djeshme.





