Ajo nuk është një 'monstër', është vetëm një vajzë, 9 vjeçare, e cila u quajt një magjistare nga fshatarët pas ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr rritjen e flokëve që kanë mbuluar gjysmën e fytyrës së saj.
Bhawana Thami nga Nepali vuan nga një sëmundje e rrallë “nishan”
Babai i saj duke e mbrojtur nuk e ka lejuar Bhawana të shikojë veten në një pasqyrë.
Një bamirës ndihmoi për të financuar ndërhyrjen kirurgjikale të nevojshme për të hequr flokët.
Ajo tani gëzon shëndet të plotë dhe aktivizohet në shkollë duke luajtur me fëmijët e tjerë
Një baba ka përshkruar se si ai shmangte të bijën nga fëmijët e tjerë, sepse ajo kishte lindur me një sëmundje të rrallë, gjysma e majtë e fytyrës së saj ishte e mbuluar me flokë.
Njerëzit e quanin Bhawana Thami, e cila është tani nëntë vjeç, me emrat si 'Monstër', për shkak të dëmtimeve fizike të saj në fshatin e saj në rrethin Dolakha, 345km larg nga Katmandu në Nepal.
Kjo gjë ishte rezultat i një sëmundjeje të rrallë “nishan” e cila nëse lihej pa trajtuar do të bëhej më keq.
Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, familja vuante nga opinionet e fshatarëve që një fëmijë me një pamje të tillë duhet të ketë qenë një magjistare dhe për këtë arsye ishin të izoluar nga komuniteti.
Kaluman babai i saj për të mbrojtur të bijën shkoi aq larg sa që kurrë nuk e lejoi vajzën e tij të shihej në një pasqyrë, por një ditë një gazetar i cili e nxorri në foto ia tregoi asaj. Vajzës 8 vjeçare iu shkaktua neveri, frikë dhe shok.
Por tani Bhawana ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale plastike, babai i saj shpreson se kjo gjë do ta ndihmojë atë për të filluar një jetë normale.
Operacioni i parë është kryer në Katmandu me mbështetjen e një Shoqate Bamirësie në Nepal vitit të kaluar.
Një vit më vonë ajo ka bërë operacionin e saj të dytë, i cili i ka hequr plotësisht flokët nga fytyra e saj.
Megjithatë, ajo do të duhet të ketë një operacion të tretë, kur ajo të mbushë14-vjeçe.
Ajo tashmë është kthyer në fshatin e saj dhe është duke luajtur me fëmijët e tjerë.
Jeta e Bhawana po ndryshon çdo ditë që nga operacionet e saj dhe tani ajo gëzon aktivitetet në shkollë dhe lokaliteti fshatar e ka pranuar përfundimisht atë dhe familjen e saj në komunitet.





