TIRANE, 16 prill 2013– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot paradite në Kodër Kamëz. 

Policia bëri të ditur se shtetasi Nezir Buci, 55 vjeç ndodhet në Spitalin Ushtarak pasi është plagosur nga shtetasi Idriz Pitarka, 32 vjeç nga Bathorja. 

Efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë personin e dyshuar si autor të plagosjes.

Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua dhe pistoleta, armë me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. 

Autori bëri me dije se u konfliktua me armë me 55-vjeçarin, sepse ky i fundit i ngacmonte të shoqen.