Një hetim është në proces pasi dy shpërthime në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit lanë pas 3 të vdekur dhe rreth 140 të plagosur.

FBI ka marrë përsipër koordinimin e asaj që e përshkroi si një "hetim të mundshëm terrorist".

Policia në Boston bëri të ditur se zyrtarët janë duke punuar pa ndalesë dhe  për të gjithë personelin janë pezulluar lejet e mundshme.

Të paktën 17 persona janë të plagosur rëndë, dhe  një pjesë e të plagosurve janë gjymtuar për shkak të shpërthimit. Mes viktimave ishte dhe një 8-vjeçar.