GREQI, 16 prill 2013– Një i ri shqiptar ka mundur të arratiset nga komisariati i Lamias në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës ku 22-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është arratisur nga komisariati përmes dritares së godinës.
Mësohet se i riu shqiptar ishte arrestuar nga policia greke pasi akuzohej për një seri grabitjesh në zonën e Lamias.
Ndërkohë policia greke ka rrethuar gjithë zonën dhe po vijon kërkimet për kapjen e të riut shqiptar.





