KAJRO, 16 prill 2013– Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, i rrëzuar nga pushteti me revolucion popullor, do të qëndrojë në burg, edhe pse gjykatësit urdhëruan lirimin e tij me kusht sa i takon akuzave për vrasje të kryengritësve.
Shkak për qëndrimin e tij në burg janë akuzat e tjera për korrupsion. 81-vjeçari tashmë e ka kaluar maksimumin ligjor të kohës, 2 vjet në burg, që kur u formuluan akuzat ndaj tij, për përfshirje në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes se vitit 2011.
Çështja ka pësuar shtyrje të vazhdueshme, ndërsa së bashku me ministrin e Brendshëm të regjimit të tij, Mubarak ishte dënuar me burg të përjetshëm në korrik të këtij viti.
Por, gjykata e apelit vendosi rigjykimin e tyre, duke pranuar apelin si nga Mbrojtja ashtu edhe nga Prokuroria.





