ITALI, 15 prill 2013 – ''E bombardoja me sms, por mes nesh nuk ka pasur kontakte fizike që do çonin drejt aktit seksual”. Kështu është mbrojtur para gjykatësve një 50 vjeçar i akuzuar se ka abuzuar me një 14 vjeçare, që vuante nga probleme psikike.

Sipas hetimeve të prokurorisë italiane 50 vjeçari akuzohet se i ka dërguar të miturës qindra sms me përmbajtje erotike, ndërkohë që mes të dyve ka pasur edhe një kontakt fizik që është realizuar me konsensusin e të dyja palëve.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/