FRANCE, 15 prill 2013 – Sipas një studimi francez, femrat duhet t’i thonë përfundimisht lamtumirë reçipetave, pasi cilësohen si të dëmshme. Studimi është kryer nga disa studiues francezë të Besancon, që prej 15 vjetësh ndjekin rastet e 130 grave.
Sipas profesorit Jean-Denis Rouillon, nga spitali i Besancon, recipetat nuk janë aspak të dobishme, ose më mirë mund të shihen si një nevojë e kotë. Sipas mjekëve francezë, edhe me mbështetje gjinjtë kanë tendencën të bien me kalimin e viteve dhe moshës.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për rezultatet e para të studimit të kryer mbi 130 gra, të cilat kanë marrë pjesë në eksperiment e që prej 15 vjetësh pranojnë të masin rregullisht evoluimin e gjinjve të tyre. Të dhënat do të quhen përfundimtare, pasi të kenë kaluar 25 vjet nga fillimi i studimit.





