TIRANË, 15 prill 2013 – Kryeministri i vendit Sali Berisha priti mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 kreun e prezencës së SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë për rreth 45 minuta, ndërkohë mësohet se në qendër të diskutimit të tyre është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas situatës së krijuar me anëtarin e LSI-së, Ilirjan Muho.
Pas takimit me Berishen ambasadori Arvizu u drejtua në Kuvend për të ndjekur seancën parlamentare. Deputetët e të gjitha krahëve vijojnë diskutimet lidhur me kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba.





