ITALI, 15 prill 2013 – Fiksimi pas “shopping” i ka kushtuar një gruaje martesën. Çifti u paraqit për t’u divorcuar në gjykatë, pas padisë së ngritur nga bashkëshorti. Burri e akuzonte gruan e tij për blerje të tepruara. Gjykata pasi u njoh me pretndimet e të dyja palëve vendosi t’i jepte të drejtë burrit.
Gruaja kishte thënë se në tre vjet kishte dhënë mbështetje edhe për fëmijët, por pas disa kontrollove u provua se ajo i kishte shpenzuar të gjitha paratë për arsye personale.
Çifti kishte hyrë në krizë prej kohësh pikërisht për shkak të shpenzimeve pa kriter të gruas për veshje dhe kozmetikë. Ajo kishte shpenzuar para për dëshirat e saj çdo ditë nga viti 2006 deri në vitin 2009.





