LUSHNJE, 15 prill 2013– Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi sot nga Lushnja se brenda mandatit të tij të parë do t’i japë fund zgjidhjes së çështjes së certifikatave mbi pronësinë e tokës.

“Ne jemi të vendosur që brenda mandatit të parë të mbyllim kapitullin që nuk mund të vazhdojë më shumë akoma se sa çerekshekulli të mungesës së certifikatave të pronësisë mbi tokën. Jemi të vendosur që nga njëra anë të shkojmë përpara me metodologji të qartë dhe transparente për t’u dhënë fermerëve certifikatat e pronësisë dhe nga ana tjetër të vendosim ligje të hekurta për mospunimin e tokës”, tha Rama, gjatë prezantimi të programit për zhvillimin rural.

Rama premtoi po ashtu se do të ndërhyjë edhe në sistemin e vaditjes së tokës, për të cilin tha se mungojnë tërësisht. Sipas kryesocialistit do të realizoheninvestime deri në 160 milionë dollarë për ngritjen e sistemeve vaditëse në vend.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/