ANGLI, 15 prill 2013– Dy vëllëzër adoleshentë dhe shoku i tyre 14 vjeç u lanë në burg, ndërsa hetuesit janë duke punuar për të mbledhur provat që implikojnë tre të rinjtë në masakrimin e një të pastrehi, që flinte jashtë një supermarketi në Londër. Sipas policisë britanike, 3 adoleshentët akuzohen për vrasjen e një endacaku në datë 20 gusht të vitit të kaluar.
Vëllezërit Connor Doran, 17 vjeç, dhe Brandon Doran, 14 vjeç, si dhe miku i tyre Simon Evans, 14 vjeç, sulmuan dhe rrahën për vdekje 53 vjeçarin Kevin Bennett.
Bashkë me të rinjtë është dënuar edhe nëna e dy vëllezërve Doran, e cila akuzohet për pengim të drejtësisë, pasi gënjeu policinë lidhur me vendin ku ndodheshin djemtë e saj në kohën kur ndodhi vrasja.
Ndërkohë vëllai më i madh i Connor dhe Brandon Doran, 23 vjeçari Ryan është dënuar me burgim të përjetshëm pasi goditi dhe vrau një të panjohur me një shishe.
Mësohet se viktima Kevin Bennett gjeti vdekjen në spital, 6 ditë pas sulmit barbar të adoleshentëve ndaj tij.





