Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2789 testime për persona të dyshuar nga koronavirusi, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në  Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll,  Sarandë, Vau Dejës, 3 raste  në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (25 prill 2021)

  • Raste të reja ditore        128
  • Të shëruar në 24 orë      712
  • Të shtruar në spitale      149
  • Humbje jete në 24 orë   6
  • Testime ditore                2789
  • Testime totale             626,989
  • Raste pozitive             130,537
  • Raste të shëruara       105,728
  • Raste Aktive                 22,431
  • Humbje jete                  2,378

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë   17297
  • Fier      1888
  • Durrës  722
  • Shkodër      622
  • Gjirokastër   425
  • Korçë    548
  • Vlorë    304
  • Elbasan   246
  • Kukës     217
  • Dibër    165
  • Berat       81
  • Lezhë     37