ELBASAN, 14 prill 2013 – Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes të plagosurit A. Qosja dhe autorit, i cili është identifikuar tashmë nga policia. 

Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, 43-vjeçari Qosja është goditur disa herë me thikë në kraharor dhe ndodhet në gjende të rëndë në spitalin e qytetit.

Pas aktit, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.