FRANCE, 14 prill 2013 – Rreth 100 hetues janë vënë në ndjekje të Redoine Faid, të burgosurit të arratisur një ditë më parë nga burgu Sequedin, në veri të Francës.

40 vjeçari arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë.

Pasi qëlloi me armë zjarri dhe hodhi në erë derën e burgut, i burgosuri mori peng 4 gardianë, të cilët i liroi më vonë.

Pas arratisjes nga burgu, gjykata franceze lëshoi për të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ndërkohë prokuroria e qytetit Lille ka ndaluar vëllain e Redoine Faid, i cili dyshohet se mund të ketë gisht në arratisjen e djeshme.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/