TIRANE, 14 prill 2013– Një rumune e trafikuar për prostitucion ka zbuluar emrat e 34 të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Hetimet qe u finalizuan pak dite me pare me operacionin e zhvilluar njekohesisht ne gjashte shtete nisen dy vite me pare nga autoritetet italiane per tu shtrire ne France, Holande dhe Shqiperi. Me pas hetimet u zgjeruan edhe ne Belgjike e Zvicer. Oliver Alias, Dritan Hoxha i njohur me disa pseudonime, por qe per autoritetet e drejtesise italiane njihej si “arroganti” eshte cilesuar drejtuesi i rrjetit kriminal te trafikut te droges dhe prostitucionit. Kjo nofke, sipas dosjes hetimore, i eshte vene per shkak te sjelljes se tij karshi rivaleve te trafikut dhe dhunes qe ushtronte ndaj vartesve. Nen urdhrat e “arrogantit”, sipas hetimeve italiane, kane qene 34 persona, te cilet tashme jane arrestuar ne gjashte shtete te Evropes dhe rezulton qe kane lidhje gjaku e shoqerore me njeri-tjetrin. Kjo lidhje familjare, ka bere qe rrjeti kriminal te funksionoje per disa vite ne gjashte shtete ku te ardhurat e ketij krimi mendohet se jane investuar ne Shqiperi nga vellezerit Hoxha nga Librazhdi.
Mediat italiane bene te ditur se Hoxha kishte blere tre apartamente ne Durres dhe ishte gati per te blere ne Shqiperi nje ferme dhe nje fshat. Kjo pasuri, tashme i eshte nenshtruar hetimit nga Prokuroria per Krime te Renda ne baze te ligjit antimafia. Ne gjurmet e ketij trafiku nderkombetar, sipas hetimeve, drejtesia italiane ka rene rastesisht, pas arrestimit te nje shtetase rumune, e cila ishte shfrytezuar per prostitucion. Ajo ka pranuar te tregoje rrjetin e prostitucionit te drejtuar nga Oliver Alias, Dritan Hoxha, qe me pas hetuesit kane zbuluar rrjetin e sofistikuar te kokaines, heroine dhe ekstazit ne vendet e BE-se. Per llogari te ketij grupi, jane arrestuar 34 persona. 7 jane arrestuar ne Shqiperi dhe 4 te tjere jane shpallur ne kerkim, 12 persona jane arrestuar ne Itali, 6 te tjere ne Belgjike, tre ne Zvicer dhe nje ne Spanje e nje ne Holande. Edhe pas arrestimit te Dritan Hoxhes, nga burgu i Milanos, ka arritur te drejtoje trafikun deri ne momentin e arrestimit te te gjithe grupit me 10 prill ne disa vende te Evropes me ndihmen e Prokurorise per Krime te Renda, Eurojustit dhe Europolit.
Itali
“Per dy vjet kemi ndjekur me kokefortesi organizaten ne Itali, France, Belgjike, Holande, Zvicer dhe Shqiperi, ne koordinim me gjyqesorin dhe policine ne te gjithe Evropen dhe Eurojust” deklaroi pas operacioni prokurori i Firences Giuseppe Quattrochi, duke shtuar se pjesa me e madhe e te akuzuarve jane shqiptare shume te rinj, por me pervoje ne shfrytezimin e prostitucionit dhe trafikimit nderkombetar te heroines dhe kokaines.





