Babai 22 vjeçar i nervozuar se gruaja e tij 20 vjeçare e ka tradhëtuar e ka rrahur për vdekje vajzën e tij 3-vjeçe.
Riçard Grin ka zbuluar se gruaja e ka tradhëtuar me kolegun e tij të punës dhe gjithë mllefin e tij e ka zbrazur mbi fëmijën e tij.
Fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe më pas ka vdekur në spital.
Babai i papërgjegjshëm në gjyq ka mohuar faktin se e ka mbytur fëmijën e tij, kurse nëna e cila gjithashtu është në gjyq për vdekjen e fëmijës thotë se nuk është përgjegjëse për tragjedinë.
Ky çift i ri kanë tentuar që ta fshehin rastin dhe nuk kanë thërritur ndihmën e shpejtë në kohë. Kanë reagur vetëm kur kanë parë se fëmija nuk merrte më frymë.





