Një grua nga Australia, është kapur nga policia, pasi me anë të Facebook-ut ka dashur që të përfitojë donacione për vajzën kinse e sëmurë prej kancerit.

I gjithë rasti kishte filluar para 20 muajve, kur nëna 22-vjeçare, kishte filluar që vajzës saj 4-vjeçare t'i jepte barna që janë kundër kancerit, ndërsa vajza ishte shëndoshë e mirë.

Nga këto barëra vajza është infektuar keq dhe ajo tani lufton me jetën.

22-vjeçarja Shery, kishte hapur një faqe në internet ku kërkonte donacione për shërim të vajzës, dhe për një kohë të shkurtër ajo kishte mbledhur mbi 100.000 dollarë.

Policia zbuloi këtë mashtrim dhe arrestoi nënën monstër, ndërsa vajza e vogël është në gjendje kritike pasi kishte marrë një numër të madh të barnave të rrezikshme.