Fotografitë që rrallë kush ka shpëtuar pa i parë , e që janë promovim i të brendshmeve nga David Beckham, duket se e kanë shqetësuar shoqen e gruas së tij.
Ish anëtarja e Spice Girls, Melanie Chisholm, ka thënë se nuk i bëjnë aspak përshtypje fotot ku David shihet me të brendshme dhe se ndonjëherë turpërohet nga ato foto.
“Kur e sheh Davidin me të brendshmet e tij…fillon të mendosh: ky është bashkëshorti i shoqes time dhe unë vërtetë nuk dua ta shoh atë në të brendshme”, ka thë në Melanie.
Ajo ka thënë se puna e Davidit për promovimin e firmës është për t’u lavduar mirë po vazhdimisht ka qenë kritike ndaj fotgrafive.
“Firma Beckham është e madhe dhe ata kanë punuar aq shumë për ta ndërtuar atë. I gjithë publiku i ka sytë nga Beckhamët, ndonjëherë ndjej keqardhje për Victorian sepse ajo kalon nëpër shumë presione”, ka shtuar më tej ajo.





