TIRANË, 14 prill 2013 –Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë prezantimit në Mirditë të kandidatit për deputet, Besnik Lleshi, shprehu nevojën për kohezion në marrëdhëniet mes partive të djathta të koalicionit.
Në fjalën e tij, Mediu tha se prioritetet e maxhorancës gjatë dy mandateve kanë qënë në drejtim të mirëqenies së qytetarit, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në arsim, shëndetësi, mjedis, pa harruar çështjen kombëtare.
Ai theksoi se tendenca e PS-së për të shkatërruar sistemin fiskal nëpërmjet taksës progresive, do të thotë shkatërrim i sektorit privat, i cili është në hapat e parë të konsolidimit të tij.
"Orientimi drejt taksës progresive dhe prioriteti drejt sektorit publik kundër tendencës së lirisë dhe ekonomisë së tregut është rruga drejt një krize ekonomike të pashmangshme. Heqja e tatimit për rrogat nën 300 mijë lekë dhe politika të tjera kanë synim harmonizimin e zhvillimit dhe kohezionit social në vend", u shpreh gjatë fjalës së tij kryetari Mediu.





