Një gjeldeti i ngrirë ra nga qielli në një shtëpi në Dakotën e Jugut në SHBA, pasi krahët e tij kishin ngrirë duke udhëtuar përmes të ftohtit të akullt.
Zogu i pafat ra në verandën e shtëpisë së pastorit Adam Weber, dhe më pas u fsheh poshte një tavoline. "Gruaja ime po bënte mëngjesin kur papritmas thirri: Adam! Një zog i madh sapo ra nga qielli", rrëfen pastori.
Zogu ishte krejtësisht i mbuluar në akull dhe arriti të futej poshtë tavolinës.
Ai lëvizi pak, çka tregoi se ishte ende gjallë, duke i lejuar Adam ti bëjë një foto.
Pasi kaloi gjithë natën poshtë tavolinës dhe krahët i shkrinë, zogu ishte larguar gjatë natës.
Weber rrëfen se kur pa gjeldetin të ulej në verandën e tij morri në telefon Kontrollin e Kafshëve, të cilët i kishin thënë se kishin marr mjaft telefonata të tilla gjatë ditës, për gjeldeti që bien nga qielli.





