Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ashpër pas votimit që kryeministri Albin Kurti bëri në zgjedhjet elektorale në Shqipëri.

Në një postim në “Twitter”, Cramon e konsideron votimin e Kurtit të papranueshëm. Sipas saj, në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe nga ana tjetër Kurti voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptoj për çfarë bëhet fjalë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga Presidenti@avucic vetë, por nga ana tjetër këtu kryeministri i #Kosovës voton në një shtet fqinj. E pa pranueshme. Të paktën për mua.”