Nje egjiptian kishte vendosur për herë të parë në jetën e tij të shihte një film porno në internet, por për fatin  e tij të keq është ndodhur para një surprize aspak të këndshme.

I shtyrë nga kurioziteti ai klikoi dhe nisi të shihte një film amatorial, ku protagonistja i ngjante shumë të shoqes. Por ndërsa pa skenat e para burri kuptoi se ishte pikërisht gruaja e tij që po aktronte në filmin me pullë të kuqe.

I tronditur nga ajo që po i shihnin sytë burri u rrëzua nga karrikja ku ishte ulur dhe u ndihmua nga njerëzit e tjerë që ndodheshin në ato momente në internet kafe.

Burri pas kësaj vrapoi në shtëpi, dhe pasi i tregoi të shoqes për taë që kishte ngjarë kjo e fundit mohoi në fillim gjithçka, por më pas pranoi se ishte detyruar nga prindërit që të martohej me të. Ajo prej kohësh kishte rinisur marrëdhënien me ish të dashurin  e saj.