SHBA, 13 prill 2013 – Një çift amerikan ka zbuluar një mënyrë për të zgjatur muajin e mjaltit dhe për të bërë një xhiro të plotë rreth botës.

Jeff and Jennifer Salvage, nga Medford, New Jersey, janë martuar në një vullkan në jug të Paqësorit 5 vite më parë.  

Por pavarësisht martesës para 5 vitesh, çifti ka vendosur që dëshirën e vet për udhëtime ta kurorëzonte me një udhëtim rreth botës dhe foto nga vende të ndryshme.

Që kur nisën projektin e tyre 5 vite më parë, Jeff e ka fotografuar Jennifer me fustan të bardhë në 136 foto të ndryshme, të shkrepura në 17 vende të botës. Fustani i bardhë ka fluturuar jo pak por në një hapësirë prej rreth 135 mijë milje.  

Në website One Dress, One Woman, One World zbulohet më së miri gjithë projekti 5 vjeçar i çiftit amerikan.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/