NJU JORK, 13 prill 2013 – Lauren Powell Jobs ka dhënë për NBC intervistën e parë pas vdekjes së bashkëshortit:

''Steve më mungon, na mungon çdo ditë'', ka thënë vejusha e themeluesit të Apple, duke zbuluar se është duke u përpjekur të mbushë boshllëkun, duke u impenjuar në fushatën për reformën e imigracionit.

''Jam bindur, që duhet të impenjohem më shumë në reformën e emigracionit, pasi janë në lojë jetë njerëzore”, ka thënë vejusha e Jobs në intervistën direkte.

Lauren Powell Jobs ka tre fëmijë me ish themeluesin e kompanisë Apple. Intervista është dhënë me rastin e prezantimit të dokumentarit të xhiruar prej saj, kushtuar disa klandestinëve të rinj në moshë.