LAÇ, 13 prill 2013 – Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, pasditen e sotme në qytetin e Laçit. 

Gëzim Gjoni, 30-vjec është qëlluar me armë zjarri në një lokal në lagjen Numër 2, ndërkohë që vrasja ka ngjallur panik tek qytetarët. 

Forcat e Komisariatit të Kurbinit të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje bënë me dije se kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.