AUSTRALI, 13 prill 2013 – Një çift australian u bë i famshëm brenda pak ditëve në internet pasi u kap nga Google Street View duke bërë seks në anë të një rruge mbi kofanon e makinës së tyre. 

Që nga dita e enjte e javës së kaluar, fotoja është shndërruar në objekt diskutimi në internet.
Fotoja është shkrepur në jug të Australisë rreth 3 vjet më parë, kur fushata e Google për të ngritur “Street View” ishte shtrirë thuajse në të gjithë botën.
Kamera ka fiksuar një makinë të parkuar në anë të rrugës dhe sa më shumë afrohej, aq më shumë mësohej se cfarë po ndodhte atje. Por edhe pse kamera e Google u ka kaluar mjaft pranë, dy të rinjtë nuk janë shqetësuar, madje vajza i pershendeti me dore. 

Perdorues te internetit hedhin dyshime e tyre mbi vërtetësinë e pamjeve të shpërndara. Disa prej tyre thonë se me shumë gjasa bëhet fjalë për një lojë e të rinjve, të vënë në dijeni për kamerën e Google Street View.