ITALI, 13 prill 2013 – Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin me vete rreth 11 kg lëndë narkotike. Arrestimi i dy shtetasve shqiptarë ndodhi në qytetin e Pescara-s.

Sipas policisë italiane, të ndaluarit janë Edi Rizai 27 vjeç dhe Elton Beharaj 31 vjeç, si dhe shtetasi italian Juri Di Blasio, 36. Mësohet se vlera e lëndës narkotike kapte shumën e 110 mijë eurove.

Të arrestuarit gjatë momentit të arrestimit udhëtonin në dy mjete të ndryshme, një furgon dhe një automjet tip Mercedez. Droga ishte e ndarë në 7 pako. 

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/