TIRANE, 13 prill 2013 – Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se e ka lënë fshatin shqiptar si në mesjetë.

“Sali Berisha më shumë se këdo tjetër, ka gënjyer e ka braktisur fshatin. Mjerimi ka kapluar fshatin shqiptar, ku njerëzit e braktisur nga shteti mundohen të mbijetojnë si në mesjetë”,- anëtarja e Kryesisë së PS-së, Milena Harito.

Duke iu referuar Konventës së djeshme të PD-së për bujqësinë, ajo është shprehur se Berisha po riciklon premtimet e 2009-s për fshatin.

“Në 16 shtator 2009 në fjalën e programit qeverisës tha: “Qëllimi i gjithë kësaj është që në vitin 2013 fshatrat e këtij vendi të llamburitin njëlloj si lagjet e qyteteve të Shqipërisë.”

Dje në konventë tha: “në katër vitet që vijnë, çdo fshat shqiptar do të llamburitë nga dritat, njëlloj si lagjet e qyteteve tona”,- tha Harito.