ZVECAN, 13 prill 2013 – Persona të paidentifikuar kanë aktivizuar mengjesin e sotem një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së një serbi.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti deklaroi se nuk ka të plagosur dhe dëme materiale nga ky incident, që ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:00.
“Janë dëmtuar dy automjete të udhëtarëve dhe pjesa e jashtme e fasadës së shtëpisë. Besohet që është aktivizuar bomba e dorës e tipit M75”, deklaroi Hoti.
Zëdhënësi i PK-së shtoi se tani për tani nuk ka të dyshuar për këtë vepër penale, ndërkohë që shkak për sulmin mund të jetë një nga anëtarët e kësaj familje serbe i cili punon në USAID.
Në veri të Kosovës gjatë këtij viti kanë ndodhur mbi 30 incidente serioze, të shkaktuara me përdorimin e armëve, mjeteve shpërthyese e të ngjashme.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





