SARANDE, 13 prill 2013– Plot 55 kg marijuanë u kap sot një një automjet me të cilin udhëtonte një familje kufirin shqiptaro-grek pranë Kakavijës. 

Policia bëri të ditur se në pranga janë vënë 4 persona grekë në Kallpaqi pranë Kakavijës pasi u ushtrua një kontroll në 2 automjete. 

Droga u gjet në automjetin ku udhëtonte një familje me 4 anëtarë, bashkëshortët dhe 2 fëmijët e mitur.

Ndërsa efektivët e policisë ndaluan dhe një makinë tjetër me të cilën udhëtonin 2 persona.

Të dy personat në këtë automjet kontrollonin rrugën dhe automjetin e familjes ku ndodhej droga. 

Policia greke vuri në pranga 2 bashkëshortët dhe 2 kontrollorët që udhëtonin me automjetin tjetër. 

Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan 3 celularë dhe 300 euro. 

Po sot në Athinë u kapën dhe 2 studentë shqiptarë me 33 kg marijuanë në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet një peshore dhe 3 celularë.