LUSHNJE, 12 prill 2013 – Një 86-vjeçar është gjetur i vrarë në xhaminë e fshatit Dushk të Lushnjës.
Sipas policisë, i moshuari është vrarë brenda ambienteve të xhamisë me thikë në fyt. Policia është në vendngjarje dhe po heton krimin.
Viktima është Shemsi Muça. Sipas policisë, ai eshte përleshur me dike në xhami, ndërsa bën të ditur, se Muça ishte besimtar i rregullt dhe shkonte në xhami pothuajse përditë për t’u falur.





