Një video e lansuar nga një gazetë belge ka nxitur kritika në mëdha në mediat belge.

Në video shihet ylli i Anderlecht, Daniel Praet i rrëmbyer nga 3 persona të armatosur.

Por e gjithë kjo skenë doli të jetë një montazh i planifikuar nga kompania "AKculture" e cila po bënte reklamë me talentin belg.

Videoja është kritikuar mjaft pasi ka shqetësuar shumë tifozë, ndërsa edhe vetë lojtari është akuzuar për një reklamë të tillë.