GREQI, 13 prill 2013– Një akt i rëndë racist ka ndodhur në Selanik, ku shoferi i një autobusi urban ka nxjerrë me forcë prej tij, dy shtetas afrikanë, me pretendimin se ata nuk kishin bileta. 

Ngjarja shkaktoi reagimin e menjëhershëm të pasagjerëve të tjerë të autobusit, dhe në përgjigje të tyre shoferi tregoi një medaljon të partisë Agimi i Artë duke thënë: “Po jam i Agimit të Artë! Ka ndonjë problem?” 

Prokuroria e Selanikut ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ajo ka gjetur pasqyrim të gjerë në median vendase. 

Për rastin ka reaguar menjëherë PASOK , i cili në një deklaratë ka theksuar se “Ndikimi i Agimit të Artë ka helmuar shoqërinë" dhe se "nga racizmi nuk përfiton askush”.

Sipas PASOK, akti i shoferit, i pështirë, i papranueshëm, i paligjshëm dhe përgjigjen për të duhet ta japë shteti ligjior.