RIO DE JANEIRO, 12 prill 2013 – Një hajdut vdiq nga një atak kardiak ndërsa po vidhte një pikë karburanti në Grande San Paolo, Brazil. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së karburantit.
Në video duken qartë dy grabitësit që i drejtojnë pistoletën pronarit të karburantit, por më pas njëri prej tyre rrëzohet përtokë. Shoku i tij tenton ta ndihmojë, por më pas largohet me vrap.
Nëna e grabitësit ka pranuar se i biri vuante nga probleme kardiake.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





