ITALI, 12 prill 2013 – Një 20 vjeçare italiane blen në një nga marketet e qytetit të saj, Spinea, një pako patatina dhe shkon ta hajë bashkë me të dashurin e saj.

Ndërsa nisin të hanë patatinat njëra pas tjetrës, 20 vjeçarja prek diçka të butë, aspak të ngjashme me patatinat. Një surprizë? E nxjerr dhe nis të ulërasë. Është një mi i skuqur me bisht të gjatë. Vajza përfundon në spital. Të dy të rinjtë kryejnë vizitat përkatëse. Çfarë kanë ngrënë?

Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët është mësuar se miu i skuqur më parë në vajin e patatinave, nuk ka qenë i rrezikshëm për shëndetin.

Tashmë, pas një viti, gjykata vendosi që të akuzuarit, do e kalojnë këtë problem me vetëm tre mijë e pesëqind euro gjobë secili.