TIRANE, 12 prill 2013 – Hakerat shqiptarë vazhdojnë të hyjnë në faqet e institucioneve dhe medieve serbe. “Ju njoftojmë se sot më datë 12. 04. 2013 grupi i hakerave “ALBANIAN HACKERS ZONE” ka thyer faqen e fansave në Facebook të medias serbe “B92”, thuhet në fund të një njoftimi të hakerave shqiptarë, “ALBANIAN HACKERS ZONE”

Në këtë faqe janë vendosur simbole shqiptare dhe një logo e grupit, AHZ për me tëper: http://www.facebook.com/RTVB92.

Në faqen e thyer të “B92” lexojmë: Hacked by Albanian Hackers Zone / AHZcrew. Amanetin e kam prej Shqipes ta ruj venin tem. Kuq e Zi e kam flamurin e ruj n’mes t’zemres tem. Ju Jeni populli me i keq qe ka pare ndonjeher BOTA…”