TIRANË, 12 prill 2013 – Moti në ditët në vazhdim do të jetë më i qëndrueshëm, parashikon Departamenti i Klimës dhe Mjedisit në Institutin e  Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

 

Parashikimi për datën13 prill 2013

Gjatë kësaj dite do të vazhdoje të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore.

Era do të fryjë e lehtë (deri 15 km/orë), nga kuadranti i jugut.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten

NË VENDET MALORE :

temperaturat minimale do të zbresin deri në 6 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C

NË VENDET E ULËTA

temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë C.

NË BREGDET :

temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë C

 

Parashikimi për datën 14 prill 2013

Gjatë kësaj dite, si rezultat i ndikimit të periferisë së një fushe me presion atmosferik të lartë, pritet të vazhdojë të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta.

Vranësira do të jetë më e theksuar në veri dhe juglindje të vendit ku nuk përjashtohet ndonjë shi lokal.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, deri 45 km/orë, nga kuadranti i veriut.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten

NË VENDET MALORE :

temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 15 gradë C

NË VENDET E ULËTA

temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë C.

NË BREGDET :

temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë C.

 

Parashikimi për datat 15-18 prill 2013

Situata sinoptike e parashikuar për datën 16 prill në mesditë, tregon se në përgjithësi do të dominojë periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë me shtrirje nga Evropa Lindore deri në detin Mesdhe.

Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta në vendet malore. Një paqëndrueshmëri relative do të verifikohet rreth datës 15 prill, ku nuk përjashtohen edhe shira të dobët lokalë në zonat malore në lindje të vendit.

Temperaturat maksimale, do të luhaten:

Në vendet malore nga 15-18 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 22- 24 gradë.

Temperaturat minimale do të luhaten:

Në vendet malore nga 4-7 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 10-12 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare ne përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/