TIRANE, 12 prill 2013 – Partia Demokratike nisi sot rreth orës 17:00 konventën “Për më shumë mbështetje ndaj fermerëve”. Ky aktivitet u hap nga ministri i Financave Ridvan Bode i cili tha se sot do prezantohet programi i PD për zhvillimin e Shqipërisë rurale.

Në fjalën e tij, Bode renditi shumë nga arritjet e qeverisë Berisha, ndërsa theksoi se ndryshimet në Shqipërinë rurale janë radikale.

“Është shtuar aksesi në internet nëpërmjet pikave të postës, shumë rrugë rurale janë asfaltuar, 350 rrjete të furnizimit me ujë janë ndërtuar gjatë qeverisjes sonë, peisazhi rural sot ka ndryshuar.”- tha Bode.

“Partia Demokratike,- theksoi ai,- sot sheh mundësi të pafundme për zhvillimin e zonave rurale, ndaj ai i kërkoi Konventës që “të mbështesë fermerët dhe të punojmë për zhvillimin e Shqipërisë rurale.”