TIRANË, 12 prill 2013– Partia Demokratike zhvillon pasditën e sotme Konventën për më shumë mbështetje për Fermerët”, në Pallatin e Kongreseve. 

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Sali Berisha bën të ditur se gjatë punimeve të kësaj Konvente, do të paraqitet dhe diskutohet programi ynë për Shqipërinë rurale dhe bujqësinë moderne në mandatin tonë të ri. 

"Zhvillimi rural dhe ai bujqësor, janë kushte vendimtare për Shqipërinë vend i zhvilluar, janë potencial i madh për shumfishimin e prodhimit dhe punësimit të qytetarëve shqiptarë”, thekson Berisha. 
Më tej, kreu i ekzekutivit deklaron se "ne do të 3- fishojmë grantet për fermerët dhe do të përfundojmë të gjithë infrastrukturën në zonat rurale duke e bërë atë të njëjtë me atë të lagjeve të qyteteve. Ne mbajmë premtimet tona”, përfundon mesazhin e tij, në Facebook, Kryeministri Berisha.