KOPLIK, 12 prill 2013- Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta prezantoi sot në Koplik kandidatin e LSI për deputet në këtë zonë. 

Kreu i LSI Meta teksa prezantoi Ritvan Heben si kandidatin e LSI për deputet në Koplik, vuri në dukje dhe cilësitë më të mira të partisë që ai drejton. 

Sipas Metës, LSI nuk është parti që shkel marrëveshjet me aleatët, por është forcë politike që në cdo kohë ka treguar se di të marrë vendimet më të drejta. 

“23 qershori është dita e shqiptarëve, LSI është konfirmuar si një forcë politike bashkëpunuese që ka treguar se di të respektojë marrëveshjet me aleatët.

Në çdo kohë kemi marrë vendimet më të drejta. Vendimet e LSI janë në shërbim të së ardhmes dhe zhvillimit të vendit”.