TIRANE, 12 prill 2013– Drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektro-energjetike Shqiptare, Ëngjëll Zeqo, ka dhënë sot dorëheqjen.
Janë ende të paqarta arsyet e largimit të tij nga posti drejtues në KESH, post që e ka mbajtur për tre vite me rradhë.
Këshilli Mbikqyrës e ka pranuar dorëheqjen dhe e ka falendeuar Zeqon për rezultatet e arritura deri më tani.
Në vend të tij është emëruar Halit Veliaj, i cili ka qenë Drejtor në Divizionin e Prodhimit në KESH.





